Kontroll në orët e para të mëngjesit, policia mësyn në 14 banesa të personave që kanë lidhje me inceneratorin në Elbasan

21/07/2025 12:45

Me vendim të Gjykatës Prokuroria dhe policia e Elbasanit në orët e para të mëngjesit të së hënës kanë zhvilluar kontrolle në 14 banesa të personave që kanë lidhje me inceneratorin në qytetin e Elbasanit. 

Kontrollet e prokurorisë në kuadër të hetimeve që po kryhen në këtë incenerator për “shpërdorim detyre”.

Hetimet kanë nisur më shumë se 1 vit më parë për zjarrvënësve, teksa fusha e mbetjeve u përfshi nga flaket në vitin 2024, por duket se gjatë hetimeve prokuroria gjeti elemente të shpërdorimit të detyrës.

Janë sekuestruar telefona dhe mjaft materiale që hedhin dritë për kryerjen e e hetimeve lidhur me “shpërdorim detyre”.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se janë kontrolluar banesat e nënkryetarëve ose ish nënkryetarëve në Peqin, Gramsh, Librazhd e Cërrik për të gjetur dokumentacion në lidhje me mbetjet që dërgohen në incenerator.

Nga burime zyrtare sot nuk priten arrestime për çështjen, ndërsa theksohet se mund të ketë dy arrestime për gjetjen e sendeve të paligjshme në banesë.

Top Channel