Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Kurti: I kam bërë ofertë konkrete NISMA-s
21/07/2025 15:41
Këtë të hënë dështoi për të 50-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Në një deklaratë për mediat, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur sa i përket një zgjidhje të mundshme rreth këtij ngërçi.
Ai u shpreh se ka bërë një ofertë konkrete për NISMA-n, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje në Kuvend.
“Kam bërë një ofertë konkrete për NISMA-n, për të konstituar Kuvendin e Kosovës. Për këtë gjë duhet të merremi vesh që të gjithë”, tha Kurti.
I pyetur nëse ja ka dhënë postin e kryeparlamentarit Limajt, Kurti u përgjigj: “Nuk është në rregull të diskutoj për detajet, sepse pritet të finalizohet këtë javë”.
Top Channel