“Konstatimi i militant Sadushit është nul”, Berisha: Nuk ka asnjë tagër të ndërhyjë në çështjen e mandateve të anëtarëve të Kushtetueses

21/07/2025 13:47

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur Sokol Sadushit, duke thënë se ‘si nuk ka asnjë tagër të ndërhyjë në çështjen e mandateve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, por vepron si mercenar i Edi Ramës’.

Më tej i shprehet se ‘Sadushi, po përfshihet në mënyrë antiligjore dhe pa tagër në çështjen e zgjedhjes së anëtarit të Gjykatës Kushtetuese nëpërmjet rrëmbimit të mandatit me urdhër nga kryeministri’.

Konstatimi i militant Sadushit është nul, është antikushtetues, nuk ka asnjë vlerë. Fakti që ai ndërmerr një hap të tillë, ai përbën një puç kundër Gjykatës Kushtetuese, në fakt kundër shtetit.

Këtu gjithçka bëhet që të unifikohet, të shuhet përfundimisht një mendim që gjithnjë është pakicë aty, por që është në favor të Kushtetutës, dhe që nuk arrin të mposhtin, ta blejnë, ta intimidojnë zërin e saj, mendimin e saj.

Ajo që ndodh në Gjykatë pra është përpjekja e verbër e Edi Ramës që me Sokol Sadushin jashtë çdo lloj llogjike të kapë … se këto Apelin e këto të tjerat i ka në grusht të gjitha, një  vend që nuk e ka kapur dot falë një emërimi që ka bërë ish-presidenti Ilir Meta, e emëruar për afatin 9 vjeçar.

Pra është një komedi, e turpshme se si, një narkoshtet, se vetëm në narkoshtet mund të ndodhë kjo, mobilizon…

E keni parë ju, edhe pëllumbesha bën takime, stërtakime se si të grabisin një mandat që u ka ngelur pa grabitur në Gjykatën Kushtetuese.

Akt i shëmtuar. Që në momentin që merr në dorë në kundërshtim me Kushtetutën, çështjen Sokol Sadushi, aty ka marrë fund çdo gjë.”, u shpreh ai.

Top Channel