“Ke 13 vite në qeveri dhe mendon si të bësh ushtri socialiste”/ Rama në ‘Sy m’sy”: Pallavra! S’do ishim duke negociuar me BE-në nëse…

21/07/2025 08:56

Ashtu siç lajmëroi dje, kryeministri Edi Rama zhvilloi një komunikim të drejtpërdrejtë në rrjetin social Facebook.

Kreu i qeverisë u përgjigj komentit të një qytetari, ku ky i fundit thotë “Ke 13 vite në qeveri dhe mendon si të bësh ushtri socialiste. Fillo me ujin e pijshëm në gjithë vendin se jemi në kohën e Zogut.”

Rama përgjigjet duke thënë se “Këto janë komentet tipike së hedhjes së pallavrave, që nëse ka një gjë që ne kemi bërë është që kemi shmangur bërjen e një ushtrie socialiste të shtetit. Po të mos e kishim bërë ndryshe, nuk do ishim sot në kushtet që negociojmë për tu anëtarësuar në BE. Një nga pikat më të forta është transformimi i administratës.

Top Channel