
Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit në SPAK, por jo në gjykatë ku u tentua për herë të dytë të hapej seanca për dosjen Partizani me tetë të akuzuar.
Njëkohësisht me momentin kur ish-funksionari i marrë i pandehur për korrupsion po fliste për mediat, avokati i tij kërkoi në procesin e themelit që çështja të mos shqyrtohet nga gjykata anti-korrupsion. Për Berishën, paanshmëria e gjykatës anti-korrupsion është në pikëpyetje prej kohësh.
Pikëpyetjet e tyre, avokatët e dosjes PARTIZANI i mbështesin tek ky vetë-deklarim ku pranohet vëzhgimi i telefonit dhe emailit nga Byroja Kombëtare e Hetimit.
Avokati Genc Gjokutaj nga seanca ka thënë se ‘Gjyqtarët nuk ofrojnë gjykim të paanshëm pasi janë nën vëzhgim nga SPAK. Kemi një kërkesë për të përjashtuar treshen gjykuese nga procesi’.
Edhe Malltezi insiston se, në kushte kontrolli të tillë, gjyqtarët nuk janë të paanshëm.
Seanca mbahet në datën 15.
Top Channel