Sherri për lirimin e hapësirave publike, të tjera telashe për pronarin e hotelit në Pogradec! Ndërtoi pa leje në zonat e mbrojtura

20/07/2025 09:53

Pas konfliktit të dhunshëm në Volorekë, ku u përfshinë disa persona, policia nisi hetimet për rastin dhe rezultoi që Jetmir Muçllari ka kryer punime ndërtimore pa lejë në një sipërfaqe toke që pretendon se është e tij, por është pjesë e sipërfaqeve të zonave të mbrojtura.

Mbi të rëndon vepra penale “shpërdorim i tokës dhe ndërtim i paligjshëm për qëllime përfitimi”.

Mësohet se nga IMT e Pogradecit ishin pezulluar 1 javë më parë punimet në këtë sipërfaqe. Çështja i kaloi prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Si ndodhi ngjarja?

Një përplasje për motive pronësie degradoi në përdorimin e dhunës ndodhi në Pogradec.

Në konflikt u përfshinë kryetari i fshatit Tushemisht, Ilirjan Tasellari, pronari i Hotel Voloreka, Jetmir Muçllari dhe i afërmi i tij, Johan Muçllari si dhe Prokop Pilinçi.

Dyshohet se debati nisi pas kërkesës që pronari i hotelit të lirojë hapësirat publike, në kuadër të aksionit kundër ndërtimet pa leje që po zhvillohet në të gjithë vendin.

 

Top Channel