Receta mjekësore që lëshohet nga mjekët si në sistemin publik dhe atë jo publik tanimë ka vetëm një format dhe do të nisë të aplikohet që nga 1 gushti.

Përveç kësaj mjekët janë të detyruar që në recetën mjekësore të përshkruajnë edhe principin aktiv të barit dhe emrin tregtar të tij, për të eliminuar gabimet apo abuzimet e mjekeve, të cilët  shpesh kundrejt përfitimeve përshkruajnë barin e një x kompanie farmaceutike.

Dëfrim Goma, president i Urdhrit të farmacistëve tha për Top Channel: Eliminon dhe gabimet pasi shpesh mjekët kanë shkrim të pakuptueshëm ose e emri tregtar është i ngjashëm me emrin e një bari tjetër, dhe kështu kanë ndodhur gabime.

Nga ana tjetër shpesh mjekët lëshojnë receta që kanë vetëm emrin tregtar të barit  i cili nuk qarkullon në vendin tonë sipas rregullave, duke nxitur kështu tregtimin e barnave kontrabandë.

Me udhëzimin më të fundit të ministres së shëndetësisë marrin fund sorollatjet e pacientëve me sëmundje kronike  të cilët marrin të njëjtin bar për një kohë të gjatë dhe për këtë tanimë do të duhet të shkojnë tek mjeku vetëm një herë në gjashtë muaj, mjafton që një kopje të saj ta çojnë në farmaci

“Nuk ka nevoje që çdo muaj të shkojnë tek mjeku për tu pajisur me recete e po kështu në farmaci “, tha Dëfrim Goma.

Sipas Urdhrit të farmacistit këto kanë qenë kërkesa të kahershme dhe se zgjidhja  përfundimtare do të jetë receta elektronike ashtu siç funksionon për barnat me rimburism, e cila shkon direkt nga mjeku në farmaci dhe nuk le vend për gabime apo abuzime.

 

Top Channel