“Çlirim i madh”/ Vijon lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, Rama paralajmëron: Ngrehinat që i rezistojnë më kot kërkesës do të…

20/07/2025 15:14

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër video nga lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, teksa nuk ka ndalur as paralajmërimet.

Krahas videos ai shkruan se ky është një çlirim i madh, teksa paralajmëron të gjithë ata që kundërshtojnë veprimin se do të gjobiten.

“Çlirim i madh jo vetëm për komunitetin e për këmbësorët, po edhe për ata që ulen nëpër tavolinat jashtë dhe marrin frymë lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave, çka e rrit patjetër edhe cilësinë e shërbimit😍

Ndërkohë ka ende ngrehina që i rezistojnë më kot kërkesës për t’u shkulur vetë nga mexhelisi, se në fund të tëra do ikin po do ikin bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptuar👊”, shkruan Rama.

Top Channel