Vijon aksioni për evidentimin dhe prishjen e objekteve pa leje në Vlorë, IMT shemb 3 godina pa dokumentacion

19/07/2025 14:03

IMT-ja e bashkisë së Vlorës ka vijuar ditën e sotme aksionin për evidentimin e të gjitha objekteve pa leje si dhe shembjen e tyre.

Ditën e sotme IMT, por dhe IKMT kanë prishur tre godina të cilat nuk kishin leje ndërtimi apo ishin në proces legalizimi.

Në orët e para të ditës mjetet e IMT kanë qenë në lagjen Kushtrimi ku në mjediset e një shkolle është shembur një godinë (shtëpi) për të cilën pronarët nuk kanë pasur dokumentacion.

Forcat e IMT së bashkisë janë përqendruar edhe në zona të tjera për evidentimin e objekteve pa leje dhe prishjen e tyre. Po ashtu edhe në Lungomare janë hequr nga vetë pronarët objekte të cilat bllokojnë qarkullimin e këmbësorëve në trotuar .

Brenda dy javësh nga IMT ja janë ekzekutuar 20 urdhra për prishje, ndërkohë që dhe në ditët në vijim aksioni do të vijojë.

Top Channel