
Dy vëllezër të mitur gjetën vdekjen tragjikisht të mbytur në ujërat e lumit Shkumbin pasditen e 18 Marsit.
Teksa ruanin bagëtitë fëmijët 7 dhe 9 vjeç hynë të lahen, por nuk mundën të dalin prej andej. Sipas peshkatarëve, edhe pse në dukje i qetë dhe i cekët, Shkumbini fsheh rreziqe.
Për banorët e Labinotit, por edhe të Elbasanit larja në ujërat e Shkumbinit ka qenë gjithmonë e zakonshme, por edhe tragjeditë nuk kanë munguar.
Përpos gropave dhe zonave të rrezikshme që herë-herë lumi krijon gjatë dimrit kur vjen me rrëmbim, në shumë vende të tjera janë gërryerjet pa kriter ato që krijojnë gropa të rrezikshme. Tragjedia e rëndë dhe e paimagjinueshme e familjes Bica sot vjen si kambanë alarmi për më shumë kujdes.
Top Channel