
Pa llogaritur pajisjet kompjuterike, gjatë tre viteve të fundit SPAK ka kryer këqyrjen dhe kontrollin e 978 aparateve celularë të sekuestruar për hetime të ndryshme, kryesisht për persona nën hetim për korrupsion dhe krim të organizuar.
Shifra është e dhënë zyrtare e prokurorisë së posaçme, që nuk ka përjashtuar nga hetimet edhe qytetarë që kanë dijeni apo që kanë komunikuar me shtetas nën hetim dhe që është vlerësuar se të nga këto biseda do të përftoheshin detaje me interes për hetimet e mëtejshme.
Mes ish-zyrtarëve të lartë madje edhe politikanë, telefonat e të cilëve kanë qenë çelësi që kanë zbërthyer dosjet penale, ka edhe të dyshuar të cilët rezultojnë se komunikonin me funksionarë apo përmendnin emrat e tyre dhe ndaj telefonat e tyre janë bllokuar.
Një ndër to është rasti Onejda Ymeraj e cila kërkon kthimin e telefonit të marrë nga SPAK mbasi aty ka të regjistruar të gjithë numrat e kontaktit që i duhen për punën e saj.
Padia, siç rezulton në gjykatën kushtetuese ka kaluar në seancë plenare dhe bëhet fjalë për sekuestrimin e telefonit të Ymeraj, dy vjet mbas hetimeve të hapura ndaj, ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Onejda Ymeraj rezulton e pyetur si person që ka dijeni në shkurt 2024 dhe në të njëjtën ditë asaj i është kërkuar këqyrja e telefonit e më pas sekuestrimi.
Argumenti I SPAK rezulton nga aktet që ishte përmendja e ish funksionarit nën hetim. Por rezulton nga vendimet e mëpasshme se gjykatat nuk e morën parasysh kthimin e telefonit të paditëses e cila ka si argument faktin që në telefon ka kontakte që i nevojiten për përditshmërinë.
Kjo çështje është në kushtetuese dhe nuk bëhet më fjalë për një telefon, por për një praktikë.
Top Channel