
Qumështi i fermerit të vogël që shitet në trotuare në formë ambulante nuk është i sigurtë, sepse për të mbërritur deri këtu, kësaj shisheje plastike i është dashur të udhëtojë 12 orë që nga koha e mjeljes.
Mbatja e qumështit larg kushteve frigoriferikë krijon ambientin ideal për microbe të dëmshme.
“Duhet të keni parasysh që ai ka pësuar një rrugë të gjatë nga momenti që është mjelë në fermë që mund të jetë marrë në darkë ose në mëngjes, kjo kohë gjithmonë krijon kushte për shumimin e mikroorganizmave të dëmshme dhe natyrisht nuk është i mbajtur në kushte higjienike që është i vendosur në shishet plastike. Ndërkohë transportohet sidomos në këto temperature kaq të rrezikshme kuptohet që gjithçka ndodh në atë qumësht”, tha Lumturi Papa, pedagoge e UBT.
Shumë qytetar këtë qumësht e blejnë me mendimin se ky është më i sigurt se sa ai që shitet në markete, dhe kjo jo për faj të konsumatorit, por të fabrikave të cilat jo gjithmonë tregohen të ndershme me përmbajtjet e qumështit.
Një qumësht i pa ambalazhuar mund të sigurojë shijen e dhe aromën e mirë të fshatit, por jo shëndetin.
“Mbart rreziqe të ndryshme pasi mban toksikacione ushqimore si infeksione si salmonela, ech.coli shigelozat që vijnë me origjinë nga qumësht”, u shpreh Kapllan Sulaj, pedagog i UBT.
Jo gjithmonë temperaturat e larta shkatërrojnë toksinat, në shumë raste ato gjithashtu asgjësojnë dhe vlerat ushqyese të këtij produkti.
“Zierja është një proces termik dëmton dhe ul përqindjen e proteinave, duke i denatyruar ato, ulet vlera neturive e qumështit”, tha pedagogu.
Formalizimi dhe gjurmueshmëria e produkteve blegtoriale dhe bujqësore është një detyrim që BE i ka vendosur Shqipërisë për tu bërë pjesë e familjes europiane. Deri më tani vendi ynë e ka të ndaluar të eksportojë produkte me origjinë shtazore për konsum human, pasi qumështi, djathi apo mishi ynë cilësohen si të pasigurta për qytetarët e europian.
Top Channel