Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 32-vjeçari në plazhin e Shëngjinit

19/07/2025 17:48

Një 32-vjeçar humbi jetën këtë pasdite në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:45, pranë bustit “Willson”.

Pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, 32-vjeçari ra nga lartësia e një skele dhe për pasojë, ndërroi jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel