Alarm në Dukat, zjarri rrezikon edhe Parkun Kombëtar të Llogarasë! Flakët po përparojnë drejt majës së malit

19/07/2025 16:16

Forcat zjarrfikëse të Vlorës ndodhen prej orëve të para të ditës në malin e Dukatit, ku terreni i vështirë dhe malor e bën të pamundur ndërhyrjen me mjete.

Zjarrfikësit po punojnë me lopata dhe degë pemësh për të izoluar dhe shuar flakët.

Me qindra pisha, bredha dhe pemë të tjera janë shkrumbuar nga zjarri, i cili i ndihmuar edhe nga era po përparon duke u ngjitur në pjesën e majës së malit të fshatit Dukat.

Edhe pse është në distancë, Parku Kombëtar i Llogarasë rrezikon të përfshihet nga flakët nëse era vijon të fryjë nga verilindja.

Në zonë ndodhen 20 forca zjarrfikëse, ndërkohë që kërkohet ndërhyrje nga ajri për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Top Channel