Zjarr në Pogradec, flakët po përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era

18/07/2025 17:18

Një vatër zjarri është aktivizuar në një sipërfaqe kodrinore në fshatin Cërrave të Pogradecit.

Aktualisht vatra është tepër e gjerë ndërsa po favorizohet edhe nga era.

Kodra është kryesisht me bimësi të ulët.

Ndërsa në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja, forcat e pyjores dhe policia për te lokalizohet flakët të cilat po përhapen masivisht.

Top Channel