
Një burrë në Skoci u dënuar me nëntë vite burg pasi tentoi të vriste partneren e tij gjatë një takimi në qendër të qytetit Glasgow.
Michael Harvey, 32 vjeç, u kap nga kamerat e sigurisë duke sulmuar brutalisht gruan në vitin 2023.
Sipas Zyrës së Prokurorisë së Kurorës dhe Shërbimit të Prokurorit (COPFS), gruaja u dërgua në spital në gjendje kritike, pasi pësoi dëmtime të rënda në kokë.
Dhuna u filmua nga kamerat e sigurisë. Pamjet tregojnë momentet kur viktima goditet me kokë pas një stacioni autobusi, tërhiqet zvarrë në rrugë dhe humb vetëdijen si pasojë e sulmit.
Prokuroria tha se kishte në dispozicion regjistrime audio dhe video që tregonin “egërsinë dhe mashtrimin” e Harvey, duke dokumentuar një kalvar dhune që zgjati disa orë.
“Si rezultat i sulmit, viktima ka pësuar dëmtime të përhershme, të thella dhe deformime fizike. Pasojat për të janë shkatërruese”, tha gjatë seancës në Gjykatën e Lartë të Glasgow, gjykatësi Lord Colbeck. Harvey u shpall fajtor për tentativë vrasjeje.
Top Channel