
Marko Rubio sekretari amerikan i shtetit ka dhënë një udhëzim për të gjitha ambasadat amerikane në botë që ndalon komentet në lidhje me proceset zgjedhore në vendet e tjera.
Tradita shumë vjecare amerikane që jepte një lloj cerfitikimi për proceset zgjedhore dhe standartet e demokracisë nuk do vijojë më.
Udhëzimi nënshkruar të enjten nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, urdhëron që deklaratat për zgjedhjet e huaja të përqendrohen vetëm në përgëzimin e kandidatit fitues dhe “të shmangin shprehjen e mendimeve mbi ndershmërinë apo integritetin e procesit zgjedhor, legjitimitetin e tij apo vlerat demokratike të vendit përkatës.”
Edhe më herët diplomacia amerikane kishte ecur në këtë drejtim. Kujtojmë reagimin e ambasadës amerikane në tiranë për zgjehdjet e 11 majit. Në reagim thuhej “Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”.
Asnjë fjalë për pretendimet e opozitës dhe kryetarit të PD Berisha i cili ka investuar 6 milionë dollarë me lobues amerikanë për të siguruar mbështetjen amerikane në luftën e opozitës, heqjen e statusit non grata për ish kryeministrin. Urdhëri i Rubio e bën të pakuptimtë investimin 6 milionë dollarë për sa i përket zgjedhjeve. Pas këtij urdhëri nuk do ketë asnjë koment mbi legjitimitetin e zgjedhjeve dhe nëse do ketë një reagim në të ardhmen ai mund të jetë vetëm përgëzim për fituesin. Arsyet e këtij vendimi janë thellë në politikën e re amerikane, por efektet që krijon në Shqipëri janë të forta sepse investimet në lobim për njohje të zgjedhjeve si të “pavlefshme” apo për të kërkuar ndërhyrje diplomatike në emër të “mbrojtjes së demokracisë”, nuk kanë më asnjë vlerë për Uashingtonin zyrtar.
Ky urdhër vjen pak javë pasi shtetet e bashkuara të ameriukës zgjatën edhe me një vit urdhërin e lëshuar më herët nga Biden për emergjencën ne Ballkanin perendimor. Ai Vendim shpjegon se situata në Ballkan vazhdon të paraqesë kërcënime për sigurinë amerikane për shkak të përpjekjeve për sfidimin e integritetit territorial, dobësimin e marrëveshjeve pas-luftë dhe korrupsionit të përhapur.
Në thelb, SHBA nuk do të shërbejë më si ‘gjykatës’ për proceset zgjedhore jashtë vendit, përfshirë Shqipërinë. SHBA historikisht ka përdorur deklaratat për zgjedhjet për të promovuar votimin e lirë dhe të ndershëm, duke u përpjekur të nxisë vendet të demokratizohen dhe të izolojë regjimet autoritare që manipulojnë zgjedhjet.
Top Channel