Marrëveshja e Komitetit të Ambasadorëve për 18 sanksione të reja ndaj Rusisë, Kremlini ironizon: Kemi fituar imunitet!

18/07/2025 13:54

Lufta në Ukrainë arrin në ditën e 1241-të.

Komiteti i Ambasadorëve të 27 shteteve anëtare arriti një marrëveshje në Bruksel mbi paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, e cila përfshin, ndër të tjera, futjen e një mekanizmi të ri dinamik për kufizimin e çmimit të naftës që do ta vendosë çmimin e naftës bruto ruse në 15% nën çmimin mesatar të tregut.

Rusia ka “fituar njëfarë imuniteti nga sanksionet duke u përshtatur me jetën nën sanksione”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga Tass.

Ndërkohë,  Yulia Svyrydenko, një ekonomiste 39-vjeçare dhe ish-zëvendëskryeministre, u konfirmua zyrtarisht nga parlamenti ukrainas si kryeministrja e re, pas emërimit të saj nga Volodymyr Zelensky.

Duke komentuar deklaratat e Trump që shprehnin zhgënjimin e tij me Putinin, zëdhënësi i Kremlinit Peskov i bëri thirrje presidentit amerikan t’i kërkojë Kievit të negociojë.

Kancelari gjerman Friedrich Merz është i bindur për një marrëveshje me SHBA-në për të furnizuar Ukrainën me sisteme mbrojtëse Patriot, por thekson se do të duhen ende ditë, dhe ndoshta javë, përpara se Kievi të mund t’i blejë këto sisteme mbrojtëse.

Top Channel