“Kishte gjithë jetën para, princesha ime s’e meritoi këtë fund të tmerrshëm”, rrëqeth babai i i Ilaria Sulës, kërkon drejtësi nga autoritetet italiane

18/07/2025 21:50

Babai i Ilaria Sulës, të resë shqiptare që u vra mizorisht nga ish-i dashuri i saj Mark Antony Samson, kërkon drejtësi nga autoritetet italiane.

“Ata njerëz e lënduan shumë familjen time”, tha Flamur Sula pasi Prokuroria e Romës kërkoi një gjykim të menjëhershëm për ish-partnerin e vajzës së tij.

“Ilaria kishte një jetë të tërë përpara dhe nuk është e drejtë që princesha ime pati këtë fund të tmerrshëm. Kam besim në sistemin italian të drejtësisë”, tha ai mes lotësh.

Prokurorët e akuzojnë Samsonin për vrasje me paramendimi si dhe fshehje të një trupi, krim të cilin ai e ka pranuar vetë.

Top Channel