Do të festonin 15 vite martesë, Edlira Çepani dedikim prekës bashkëshortit të ndjerë: Sot s’të kemi dot në krahun tonë fizikisht, por rrugëtimi ynë do të vazhdojë përjetë

18/07/2025 13:33

Edlira Çepani i ka kushtuar një dedikim prekës bashkëshortit të saj të ndjerë, ish-deputetit të PD Gert Bogdani, i cili u nda nga jeta papritur në moshën 44-vjeçare.

Këtë 18 korrik ata do të festonin 15 vite martesë, martesë e cila u bekua me dy fëmijë.

Postimi i plotë:

Rrugëtimi ynë ka pasur kaq shumë bekime, lumturi, sakrifica e kaq shumë dashuri si ato që rrallë gjenden në rruzull.

Rrugëtimi ynë nisi me ne të dy dhe u kurorëzua me Ajrën dhe Reinartin, si frytet e çdo gjëje të bukur që kishim krijuar bashkë!

Kemi ecur gjithmonë bashkë për dore, mes vështirësish, dhimbjesh, lumturish dhe suksesesh…

Sot s’të kemi dot në krahun tonë fizikisht, por rrugëtimi ynë do të vazhdojë përjetë, sepse dashuria që krijuam nuk njeh kufij mes botëve.

Ti do të jesh gjithmonë drita në rrugën tonë, Gerti Bogdani! Gëzuar përvjetorin e 15 viteve martesë, do të të duam gjithë jetën, zemra jonë!

Top Channel