
Një zjarr masiv në një qendër tregtare në qytetin lindor të Irakut, Kut, ka vrarë të paktën 60 persona dhe ka lënë 11 të tjerë të zhdukur, thanë autoritetet shëndetësore të qytetit dhe dy burime policor
Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë flakë që përfshijnë një ndërtesë pesëkatëshe në Kut gjatë natës, ndërsa zjarrfikësit luftojnë për të vënë nën kontroll flakët. Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur videot.
Një korrespondent i AFP raportoi se qendra tregtare ishte hapur vetëm pesë ditë më parë. Raportet fillestare thanë se zjarri shpërtheu në katin e parë. Gazetari tha gjithashtu se pa trupa të djegur në spital.
#BREAKING: At least 50 people, mostly women and children, were killed in a fire that broke out early Thursday at a shopping mall in the city of Kut, Iraq’s Wasit province, Governor Mohammed Jameel al-Miyahi announced. The blaze has since been brought under control.
🎥: Social… pic.twitter.com/c5dZF9hukx
— Zoom News (@zoomnewskrd) July 17, 2025
Nearly 50 people were killed in a shopping mall fire in Iraq’s southern city of Kut on Thursday – Statement pic.twitter.com/B2jFvraGpU
— The New Region (@thenewregion) July 17, 2025
“Ne kemi përpiluar një listë prej 59 viktimash, identiteti i të cilëve është konfirmuar, por një trup është i djegur në një masë të tillë sa është jashtëzakonisht e vështirë të identifikohet”, tha një zyrtar shëndetësor në qytet për Reuters.
“Ka më shumë trupa që ende nuk janë nxjerrë nga rrënojat e zjarrit”, tha zyrtari i qytetit Ali al-Mayahi për Reuters.
Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë njerëz që qajnë ndërsa presin me dëshpërim lajme për të dashurit e tyre. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, por guvernatori i provincës tha se rezultatet fillestare të hetimit do të shpallen brenda 48 orëve, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve INA.
“Ne kemi ngritur padi kundër pronarit të ndërtesës dhe qendrës tregtare”, tha guvernatori, sipas INA-s, dhe shpalli tre ditë zie në provincë.
Top Channel