Vrasja e 23-vjeçarit për drogë/ Të arrestuarit kanë “mbyllur gojën”, asnjë s’pranon lidhjen me krimin

17/07/2025 15:20

Dy të arrestuarit për vrasjen e Renis Dobrës, kanw mbyllur gojën para hetuesve.

Petrit Çakri pretendon se me vëllezërit Bushgjoka ka krijuar njohje në burg. Kristi Bushgjoka tashmë në kërkim ka qenë në të njëjtin burg ku Çakri ka vuajtur dënimin për mashtrim.

Pas përfundimit të dënimit ai ka ruajtur kontakte me vëllezërit por nuk është organizuar me ta as për ta marrë peng dhe as për të vrarë 23-vjeçarin.

Ai pretendon se mbrëmjen e 8 korrikut është takuar me vëllezërit që kishin ardhur në fshatrat e Burrelit për të siguruar lëndë narkotike.  Ndërsa për Renis Dobrën ai shprehet se nuk e ka njohur më parë dhe nuk ka patur konflikte me të.

Pas konsumimit të një kafeje me vëllezërit dhe një shëtitje me makinë Çakri pretendon se kanë udhëtuar me makina të ndara dhe se vrasjen e 23-vjeçarit e ka marrë vesh të nesërmen në media.

Të pa përfshirë në vrasje e konsideron veten edhe Fatjon Bushgjoka, pavarësisht se provat materiale që policia ka në dorë krijojnë dyshime të arsyeshme për të dhe 2 të vëllezërit në kërkim të cilët morën makinën me qira në Tiranë dhe i bënë pritë 23-vjeçarit.

Policia dyshon se vrasja ndodhi për një sasi të humbur kokaine nga 23-vjeçari në gjermani ku kreu dhe 6 muaj burg.

 

Top Channel