Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për shtetasin Saimir Hysaj, babai i 17 vjeçares që tentoi vetëvrasjen pak dite më parë në Vlorë. 

Ai akuzohet për veprën penale” Dhuna ne familje” dhe “ Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Gjatë seancës është kërkuar një masë më e lehtë sigurie për 43 vjecarin, por gjyqtari Bevil Beqiraj ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke përcaktuar masën e sigurisë ‘arrest ne burg’.

Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm pak ditë më parë në Vlorë, ndërsa 17 vjeçarja qëlloi veten me pistoletë në banesën e gjyshit të saj duke marrë plagë në kokë ndërsa ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas informacioneve të gazetares së Top Channel Alma Demiraj, adoleshentja vijon të jetë në reanimacion e intubuar.

Në procedim penal është edhe gjyshi i vajzës ndërkohë që policia vijon hetimet për ngjarjen dhe gjetjen e armës, e cila sipas bluve të Vlorës dyshohet se është fshehur nga familjaret.

Top Channel