
Nga Agron Gjekmarkaj
Një ditë zilja e telefonit binte si mjaullimat e shpirtit të keq! Njeriut befas i zgjohet instikti i dyshimit.
Ta hapë mos ta hapë i bindur që terezia do pesojë dëmë afatgjata. Ishte Bernard Banushi dora vetë. Shumëkush që mos ja priftë Zoti mbarë ka vënë në dyshim autoritetin publik të ketij farë levendi në ekziston apo jo, në është personazh fiktiv apo i gjallë kur ai si çiarçif ngjitej mureve të “Kronikes” plot namuz e trimeri!?
Nga Golemi i Gjirokastrës, nipi i Abdylit derë e Banushve që donin t’ja hiqnin me atentat Enverit, inxhinier me tupe më i vertetë s’ka po shumë hijerënde për midenë tonë!
Ja hapa celularin …u dëgjua zëri….ora është 10 pështyva u tha nuk erdhët ju piu e zeza ty dhe Gaz Bardhin oshëtiu! E lajmërova këtë të mjerin se po na pret Berni për një kafe, e pashë që i ra një si çehre dheu!
Gëk mëk as nuk ngrihej as i rrihej. Marash Logu po e përcillte me sy si atë që ikën për në Had.
U nisëm si dy të gjorë! E gjetëm aty ku na priste.
Nuk na tha uluni, por ne kapëm nga një karrige si hajdutët.
Paf puf paf puf thithte një llullë e nuk fliste, na shihte gjatë në sy, duke krijuar një suspancë mbytese, më në fund kroi fytin, lëshoi një tingull të çjerrë e foli: “I kam ca muhabete me ju që me jeni bërë si dy mytyberë, me ty të parin sidomos (mu drejtua mua) se e ke ulur shumë cilësinë e shkrimit, ke rënë shpesh në përsëritje, po u ikën temave të mëdha, po bie në oportunizëm në vend të opozitës ballore dhe një dy, jo Babo, jo dreqi me birë, kur tiran duhet ta thërrasesh, jo qerpikët, jo amanetet, jo karrigia e Mamicës, jo musteqet e Çelos, jo lotët e Jorushit, jo këngët e Tezes me Termenë, jo qortimet e Kryezëvendës Liderit Mulit që në fakt mirë do ishte të të hiqte ndoj shpullë, jo melankolirat e zysh Tildës, jo ulërimat e këtij malukatit këtu që më rri si kukùdh (për Gazin), jo grimasat e Beles, jo pusitë e Xhafës kundër Uliksit atje, jo gusha e Taos, jo çikërrimat e Nikoqirit, ç’janë këto gjepura more ëë …ç’janë, se ta dhashë me një flakurimë që ta mbash mend more zullap, befas mu hakerrye, ytttt!
Një situatë e nderë na mbështolli si vapë.
Gazi belbezoi “po ja po marrim ca veten, po pergatitemi do e shikosh në Shtator ”……”çfarë çfarë” u ndez Beqoja …. “po ça ti bej Sali Berishës që e ka zemrën e gjerë se ju piqja në hedh të gjithëve ju drejtuesve politik more piskuriqër, jeni fshehur si minj, si qyqarë, në vend që të dilni çdo ditë të denonconi farsën, madje ju shkarkoja një për një se ju dha besim, e ju ç’bëtë, dokrra, ndenjet zgëqeve, do shkoj të takoj Doktorin në Shtator, ti them , t’ju bëjë def të gjithve, ty të parin birbo përsëri mu drejtua mua, se nuk keni justifikime, sikter të vendos të tjerë kudo a t’ju shkartisë nëpër vatan!
Hapu dhe, hapu dhe …thoja me vete! Piva ujë e ngadalë plot ndrojë mora fjalën…” po ja ne atje në Lezhë fituam….u përpoqëm…bëmë….” !
Pa mbaruat fjalinë një paketë cigaresh fluturoi në ajër nga grushti që u përplas mbi tavolinë- “ po ç’fituat more të zezen tënde fituat, thjeshtë mblodhet votat e Sali Berishes, të tjerët menduan se votat e tij do vinin si delet e do hynin në thes!
Tani shënoni e vejeni vëth në vesh ulëriu, futjuni punës ose mos më dilni më përpara! Gazit i futi edhe një lapër pas qafe teksa ai e pa i habitur i tha lipsu se gati e kam tjetrën, ndërsa mua mu dha e shpejta e ika me vrap aq sa i kurseva vetes një shqelm të sojëm në të prapme!
Nuk pata kohë të mbledh vetën, nuk thonë kot kur vjen e keqja hapi derën!
Në redaksi kishte mbërritur një letër telegrafike e hidhur qamet e Borës:
“Xhaxhi Agron që u bëfsh galamuç, kronika ka humbur sensin e drejtësisë, ajo nga një institucion ndershmërie është shndërruar në vatër hatëresh e intrigash, hell benzine në grigjen e Babos që pervelohet nga ambiciet!
Unë jam e mërzitur per xha Pandin, Teta Miminë, Ermon, Klodin etj që nuk ma dëgjuan këshillën e nuk performuan aq mirë tek platforma ndaj e hëngrën e nuk mund të mbaj maraze të tjera se po me plas xhani! Amani rrini ca kohë brenda se shkon i njomi per të thatin sa të zgjidhet sherri mes këtyre të rinjve se kush do jetë dajkoja apo tezja?!
Duhet t’i kërkosh publikisht Xhaxhi Altin Dumanit në emër të “Kronikës” cili është ministri nën hetim se këta e rrotulluan gjashtë herë adresën e personit dhe po ma lënë mua tek dera të më hetojë per atë gjënë, he mo per atë gjënë qe qeshët ti e ai virani Gaz Bardhi kur fola në Parlament qe më shkau goja dhe thashë atë foljen ….kur këtu është bërë nami….pastaj nxehtë i madh publikoje atë listen e qeverisë mos na lër në ankth se plase, do na i bjerë damllaja ndonjërit!
Nuk të kam xhan, kaq ta bësh dhëmbin se na ke mërzitur shumë, por rrugët e Zotit janë të pafundme dhe mund të përmirësohesh!
E fundit, e more vesh qe Babo jua hoqi vizën Gonxhes e Vinit për Bashkinë e Tiranes, Amanet Jorushin! Dy zezona në një ditë!
Top Channel