Kolegji Zgjedhor Gjyqësor rrëzon ankimin e Partisë Demokratike për pavlefshmëri zgjedhore në qarkun e Tiranës.

Argumentet e paraqitura nga përfaqësuesi ligjori i PD, Franci Nuri, nuk binden trupën gjyqësore për te shpallur të pavlefshëm zgjedhjet në qarkun më të madh në vend, duke i hapur rrugë certifikimit final të rezultatit për këtë zonë zgjedhore.

Sipas rezultatit, 37 mandatet e Tiranës u ndanë 19 për PS, 13 për PD, 2 për Mundësinë, 1 për PSD, 1 për Lëvizjen Bashkë dhe 1 për koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet.

Franci Nuri, juristi i PD: Ajo që deshëm të tërheqim vëmendje janë diferencat qe rezultojnë në tabelimin e rezultateve pavarësisht që mund të jenë vota subjekti apo kandidati të caktuar ato diferenca sjellin pavlefshmëri. Bazuar në argumentet që kemi paraqitur dhe në KAS te merret për baze vendimi i Kolegjit për qarkun Tiranë të vitit 2003 të shpallë të pavlefshme zgjedhjet në këtë qark dhe të persishten zgjedhjet.

-Ku është pavlefshmëria dhe cilat janë shkaqet?

Franci Nuri: Pavlefshmëria e zgjedhjeve vjen sepse ka diference ne rezultat, nga rezultati i pare me rezultatin e dyte nga këqyrja e votave te Tiranes. Nuk mund të justifikohen me gabime njerëzore gjithmonë. Janë gjetur parregullsi ne kode, ne vilat e sigurisë që janë prerë. Nga të dhënat qe na kane ardhur nga numëruesit dhe vëzhguesit tanë, kane shkuar një numër me i madh vulash dhe kur janë rihapur nuk janë gjetur vulat. Kane ndikuar ne rezultat gjithë ato qendra qe rezultuan me probleme. Qëndrimi ynë është ky, një votë të jetë devijuar ajo qendër votimi nuk duhet te tabelohet. Rrjedhimisht nëse nuk tabulohet ndikon ne ndarjen e mandateve.

Gjyqytarja: Pretendimet tuaja për ndikimin e burimeve shtetërore, me parashtroni argument për secilën?

Franci Nuri: Kemi si burim dhe raportim e OSBE ODIHR, dhe disa burime ne media dhe denoncime nga degët tona.

Pranvera Docaj, përfaqësuese e KQZ: Të gjithë kodet dhe vulat janë verifikuar nuk është konstatuar asnjë qendër votimi që ka pasur mungese kodesh . Para gjykatës nuk flitet me ‘mund’ por flitet me fakte dhe prova qe pala ankimuese nuk e beri. Gjatë hetimit administrativ është parë që s’kishte të dhëna që mund të çonin në pavlefshmëri.

Gjyqtarja Kzaz 40, sa kanë qenë votat me ngjyra të ndryshme?

Docaj: Janë konstatuar dy vota që kane pasur ngjyra te ndryshme dhe janë shpallur të pavlefshme.

Nuri: Kemi dërguar disa emaile dhe kemi kundërshtuar dhe qv me sipërfaqe të vogla në Vorë dhe Marikaj. Shpresuam qe ta zgjidhnin.

Eridian Salianji: Parregullsia qe çon në pavlefshmeri është parregullsia e qendër votimi ne ditën e votimit ditën e zgjedhjeve. Nuk është kërkuar shpallja asnjë kutie votimit te pavlefshme. U pa që Tiranë është etalon, u rinumërua 15 dite. Nuk u konstatua asnjë qendër me pavlefshmëri, ajo qe doli ishte me vlerësime subjektive ne KZAZ të ndryshme qe KAS i unifikoi. Kërkojmë lënien ne fuqi të vendimit teë kas.

Nuri: Për votën e diasporës është element qe se kemi cekur. Si e shpjegon KQZ që në qarkun Tiranë rezulton qe vota diaspore Rezulton numër fletësh me i larte se totali qe ka pasur KQZ.

Docaj: me duhet ta verifikoj nëse është apo nuk është lapsus.

Top Channel