Institut për Rehabilitimin e të Miturve, vijojnë punimet në Mëzez/ Ministri i Drejtësisë: Të rinjtë do të shkollohen si të gjithë bashkëmoshatarët e tjerë
17/07/2025 16:39
Në Mëzez të Tiranës po ngrihet Instituti i ri për Edukimin dhe Rehabilitimin e të Miturve ose ndryshe për të miturit në konflikt me ligjin.
Kjo është qendra e parë e këtij lloji në rajon dhe e dyta në Europë, pas Francës, u shpreh ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, që inspektoi sot punimet në kantier.
“Është modeli i shkollës gjyqësore franceze, këtu të miturit do të vijnë të shkollohen njësoj si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre, do të pajisen edhe me diplomat përkatëse. Edhe mjedisi, edhe godina duhet të jenë në harmoni me njëra-tjetrën”, tha Manja.
Top Channel