Një incident detar është regjistruar mëngjesin e sotëm pranë brigjeve të Durrësit, ku katamarani me vela “Plume”, me flamur francez, ka ngecur në cektinën e Currilave, në afërsi të zonës së njohur si “Sfinksi”.

Incidenti ndodhi rreth orës 06:10, kur mjeti lundrues që ishte nisur nga Saranda me destinacion Shëngjinin, ka devijuar nga itinerari i sigurt i lundrimit duke mos respektuar bovën sinjalizuese që paralajmëron cektinën.

Si pasojë, ka prekur fundin detar dhe ka mbetur i bllokuar.

Në bord ndodhej vetëm një person, shtetas, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Kapitenerisë së Portit të Durrësit dhe Policia Kufitare kanë ndërhyrë për të dhënë ndihmën e nevojshme dhe për të shmangur ndonjë dëm të mëtejshëm në mjetin lundrues apo në mjedisin detar.

Pas ndërhyrjes së ekipeve të specializuara, po kryhen verifikime për të sqaruar rrethanat e incidentit.

Top Channel