Ilir Meta mbetet në burg, gjykata refuzon kërkesën e ish-presidentit për t’u hetuar e gjykuar në liri

17/07/2025 15:14

Nuk ka liri për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Gjykata e apelit të posaçëm refuzoi kërkesën e ish presidentit për të hequr arrestin në burg e për ti dhënë një më të lehtë.

Duke e konsideruar si të pabazuar kërkesën për zëvendësim mase, gjyqtarja, Igerta Hysi la në fuqi la në vendimin e 26 qershorit të shkallës së parë e cila  konsideroi të mbështetur qëndrimin e SPAK për vijimin e hetimeve, ndaj ish-funksionarit, dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash.

Ilir meta nuk ishte I pranishëm në seancën që u mbajt me dyer të mbyllura, por përfaqësimin e tij e kreu avokati, Kujtim Cakrani që përsëriti pikëpyetjet e tij

Nga burgu 313 Ilir Meta e perifrazoi procesin si një telenovelë ‘Drejtësi me regji’.

“Sado ti zvarrisin hetimet sado të fshehin provat”, shkruan meta në rrjetet sociale. Përballja është e pashmangshme me çështjen që ish-presidenti thotë se u hap për ta shantazhuar. “Nuk jam unë që rrezikoj provat”, shton Ilir Meta, “por ata që i  kanë fshehur”.

Ilir Meta u arrestua në tetor 2024 dhe gjendet nën hetim me ish-bashkëshorten, Monika Kryemadhi dhe tre të tjerë që kanë masa të detyrimit me paraqitje.

SPAK ndërkohë u ka komunikuar akuzat nga muaji maj, por ende nuk i ka mbyllur hetimet pasi siç pranohet është në pritje të disa ekspertizave financiare.

Top Channel