Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani ka komentuar vendimin e Apelit të Posaçëm për lënien në burg të ish presidentit.

Avokati: Presidenti ka 9 muaj në paraburgim, është e paprecedentë që Presidenti i Republikës të qëndrojë 9 muaj në paraburgim pa përfunduar hetimet.

Po mbahet në kushtet e një persekutimi politik, ju e dini mirë se çfarë po heq ai sot në paraburgim ku i janë mohuar të drejtat elementare siç janë ato e ushtrimit të telefonatave me kolegët, apo anëtarët e Kryesisë apo familjes së tij.

Unë nuk binda gjykatën, i fola gjykatës, gjykatën e ka bindur dikush tjetër. Fola se jam avokat, dhe bëj detyrën time, i kam sjellë të paktën mbi 10 vendime të Gjykatës Europianë për të Drejtat e Njeriut.

Meta ka prej ditësh është në një presion nga ana administrative. Komisioni i Disiplinës ka vendosur ta privojë nga disa aktivitete.

Meta është aty do të përballet me të gjithë, është një individ që nuk mposhtet kollaj. Këtë duhet ta dinë të gjithë, nëse përdorin mjetet e tyre të represionit, persekutimit për ta intimiduar dhe për ta bërë të dalë nga vetja e kanë gabim. Meta do të vazhdojë të përballet me këta në çdo moment.

Top Channel