Berlini i minimizoi komentet e presidentes së Kosovës Vjosa Osjmani, që kanë shkaktuar mjaft polemika këto ditë.

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë deklaroi se nuk ka informacione për ndonjë përshkallëzim ushtarak të situatës mes Kosovës dhe Serbisë.

Osmani, tha javën e kaluar se presidenti amerikan, Donald Trump, e ka parandaluar mundësinë e një tensionimi të mundshëm të situatës  duke theksuar se bëhet fjalë “për zhvillime shumë, shumë të vona”.

Deklarata e saj nxiti reagimin e të dërguarit të Trumpit për misione speciale, Richard Grenell, i cili e akuzoi atë për manipulim të fjalëve të presidentit.

“Donald Trump është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për punën e tij për paqe dhe normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë në vitet 2019 dhe 2020, përmes Marrëveshjes së Uashingtonit. Osmani nuk ka qenë pjesë e asaj marrëveshjeje. Pretendimi se ka ndodhur diçka e re është absurd”, shkroi Grenell në X.

Deklaratat e Osmanit i hodhi poshtë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic. Radio Evropa e Lirë kontaktoi Shtëpinë e Bardhë për sqarime shtesë, por nuk mori përgjigje. Por ndërkohë raportohet se Trump e përmendi rastin e Kosovës dhe Serbisë edhe gjatë një takimi me shefin e NATO-s, Mark Rutte, më 14 korrik në Shtëpinë e Bardhë.

Qeveria në detyrë e Kosovës dhe Ministria në detyrë e Punëve të Brendshme nuk kanë dhënë sqarime se për cfarë lloj përshkallëzimi bëhet fjalë.

Top Channel