
Gjysma e parë e vitit i ka gjetur eksportet shqiptare drejt një qëndrueshmërie përballë sfida që kanë hasur.
Rënia e euros dhe monedha të tjera si dhe faktorët gjeopolitik prej vitesh i dëmtuan eksportet shqiptare duke humbur terren në arenën ndërkombëtare, por një përmirësim është vërejtur.
35 miliardë lekë produkte “Made in Albania” janë regjistruar në qershor, një rritje 1.9% krahasuar me një vit më parë.
Janë grupet e “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +9,7 pikë përqindje, “ushqime, pije, duhan” me +3,1 pikë përqindje që ndikuan më së shumti në këtë qëndrueshmëri të eksporteve.
Më shumë këto mallra Shqipëria i shiti drejt Kosovës, Gjermanisë, Greqisë.
Nga ana tjetër ndikuar dhe nga produktet e sezonit dhe daljes së prodhimit vendas në treg, varësia nga importet u zvogëlua duke rënë me 0.2%, në 77 miliardë lekë.
“Materiale ndërtimi dhe metale” ndikuan në rënien me -1,9 pikë përqindje dhe “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -0,6 pikë përqindje, etj. Kjo ulje e importeve vërehet më shumë me Italinë, Turqinë dhe SHBA.
Një situatë e tillë me një rritje të eksporteve dhe rënie të importeve ka sjellë dhe një përmirësim të deficit tregtar me 2% duke arritur në 41 mld lekë.
Top Channel