
Rreth orës 08:50, në lagjen “Partizani”, shtetasi Y. D., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin Sh. B., 72 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.
Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi Sh. B., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim P. Sh., 57 vjeç, pasi Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin F. Ll., 47 vjeç, banues në Vaun e Dejes, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. N., 21 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. M., 40 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. N., 45 vjeç, banues në Velipojë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë së Rendit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-G. V., 38 vjeç, banues në fshatin Vrithë, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OShEE-së, në subjektin e tij tregtar, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike;
-L. Q., 59 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel