Një aksident automobilistik ka ndodhur në lagjen 1 të qytetit bregdetar.

Paraprakisht deklarohet se një automjet tip ‘Audi’ ka përplasur një të moshuar që po kalonte te vijat e bardha me biçikletë në dorë.

Ngjarja rrugore ndodhi pranë ish-fabrikës së cigareve, te rruga e Vilës së Zogut. Në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa i aksidentuari u dërgua drejt spitalit rajonal të Durrësit.

Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e tij.

Rreth orës 09:30, në rrugën “Anastas Durrsaku”, në lagjen nr. 1, automjeti me drejtues shtetasin I. B., 22 vjeç, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. Gj., 74 vjeç. Shtetasi S. Gj. ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. 22-vjeçari është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”-njofton policia.

Top Channel