Riaktivizohet zjarri në masivin pyjor të Drenovës, flakët i afrohen nënstacionit elektrik
16/07/2025 20:30
Riaktivizohet sërish zjarri në masivin pyjor të Drenovës në Mallakastër.
Shërbimet zjarrfikëse rinisin operacionin për shuarjen e flakëve, por me mjete rrethanore pasi terreni i vështirë pamundëson ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.
Zjarri në Drenovë është përhapur në një sipërfaqe të gjerë dhe flakët po afrohen pranë një nënstacioni elektrik, një pusi nafte dhe një magazine.
Shërbimet zjarrfikëse dhe mjetet janë përqendruar pranë nënstacionit për të neutralizuar flakët që përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era e fortë.
Top Channel