Kontroll ‘blic’ në të gjitha burgjet, këqyren edhe kartelat e takimeve
16/07/2025 11:54
Përfundon kontrolli blic në të gjitha burgjet.
Inspektimi është kryer gjatë mbrëmjes dhe herët në mëngjes, bëjnë me dije burimet e gazetares Anila Hoxha.
Verifikimet janë kryer jo vetëm për sende të ndaluara por edhe janë këqyrur kartelat e takimeve të disa të burgosurve.
Ndërkohë që janë kryer dy transferime drejtuesish. Altin Ago është emëruar në krye të burgut Peqin, kurse Qazim Hoxha në Elbasan.
Top Channel