Foto/ Vëllezërit nga Tropoja dyshohet se vranë Renis Dobrën në liqenin e Shkopetit
16/07/2025 13:01
Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj janë tre vëllezërit që dyshohet se kanë organizuar rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës në lumin e Shkopetit.
Vëllezërit me origjinë nga Tropoja dhe banues në Kamëz, janë të dyshuarit kryesorë për rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e Dobrës.
Së bashku me ta si i përfshirë në krim dyshohet se është dhe miku i tyre, Petrit Çakrri, një nga dëshmitarët e vrasjes së Azem Hajdarit.
Bashkë me Çakrrin, për ngjarjen është arrestuar edhe Fatjoni, ndërsa të tjerët janë në kërkim.
Ngjarja e 8 korrikut dyshohet se shkak ka prishjen e pazareve të drogës.
Top Channel