Debat te komisioni i Edukimit/ Kumbaro-Balliut: M’u drejto me ‘ju’. Ndërhyn Boçi: Sikur është thembra e Akilit. Na dënoni siç bëtë me Berishën
Petrit Çakrri, njëri nga personat e arrestuar për mbytjen e Renis Dobrës pak ditë më parë në Liqenin e Shkopetit, është edhe dëshmitar i vrasjes së Azem Hajdarit.
Ai rezulton të jetë një prej dëshmitarëve okularë i vrasjes së ish deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, mbrëmjen e 12 shtatorit 1998.
Çakrri u arrestua në Lekbibaj të Tropojës, ndërsa për këtë ngjarje u prangos edhe Fatjon Bushgjoka në Tiranë.
23-vjeçari u raportua i zhdukur mbrëmjen e 8 korrikut, ndërsa trupi i pajetë i tij u gjet pranë liqenit të Shkopetit.
I riu është dhunuar, mbytur me litar dhe më pas trupi i pajetë është hedhur së bashku me makinën me të cilën lëvizte drejt liqenit të Shkopetit. Deri më tani pista ku po punon policia, dyshohet ajo e prishjes së pazareve të drogës.
Top Channel