
Ursula von der Leyen ka zbuluar propozimin e saj për buxhetin e ri të Bashkimit Evropian me vlerë 2 trilionë euro midis viteve 2028 dhe 2034, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 1.21 trilionë euro të miratuar nga udhëheqësit në verën e vitit 2020.
“Është një buxhet për një epokë të re që përputhet me ambicien e Evropës”, tha presidentja e Komisionit Evropian të mërkurën pasdite.
“Kjo adreson sfidat e Evropës. Kjo forcon pavarësinë tonë”, tha ajo, sipas medias së huaj.
Projekti i saj rimodelon strukturën e buxhetit përgjatë tre shtyllave kryesore.
865 miliardë euro për politikën bujqësore, të peshkimit, të kohezionit dhe atë sociale.
410 miliardë euro për konkurrueshmërinë, duke përfshirë kërkimin dhe inovacionin.
200 euro për veprim të jashtëm, përfshirë 100 miliardë euro për Ukrainën.
Ndërsa kontributet direkte nga shtetet anëtare do të mbulojnë pjesën më të madhe të buxhetit, Von der Leyen parashikon gjithashtu taksa të reja në të gjithë BE-në mbi mbeturinat elektrike, duhanin dhe fitimet e korporatave për t’i lejuar Brukselit të mbledhë të ardhura shtesë vetë.
Top Channel