Një 72-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht nga zjarri ditën e sotme në Fushë Milot.

I moshuari dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat dhe zjarri është përhapur në një sipërfaqe toke me shkurre dhe barishte të thata.

Shtetasi D. H. ka pësuar djegie në trup dhe është asfiksuar. Ai u dërgua për mjekim në spitalin e Kurbinit, por humbi jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Top Channel