
Drejtoria e policisë së Vlorës vijon kontrollet në të gjitha rrugët e qytetit, për evidentimin dhe ndëshkimin e parkimeve të parregullta që pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe automjeteve.
Aksioni ka vazhduar çdo ditë, pa toleruar asnjë shkelje. Përveç vendosjes së masave administrative dhe tërheqjes së automjeteve me karroatrec, pronarët e mjeteve rrezikojnë edhe ndjekje penale, sipas përcaktimeve ligjore, për pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit.
Gjatë katër ditëve të fundit janë vendosur mbi 200 masa administrative ( gjobë) si dhe heqja e makinave me karroatrec dhe bllokimi i makinave në pikat e grumbullimit ku pronari i makinës duhet te kryejë pagesën e gjobës dhe më pas mund te marre makinën. Këto kontrolle ushtrohen në të gjithë qytetin e Vlorës , rrugë kryesore apo dhe në brendësi të lagjeve.
Top Channel