“Unë nuk jam në anën e askujt”, Trump: Dua që vrasjet të ndalen! S’do ta furnizojmë Kievin me raketa me rreze të gjatë veprimi

15/07/2025 21:10

Administrata amerikane nuk ka ndërmend të furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi, deklaroi Presidenti Donald Trump në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. 

Sipas gazetës britanike The Financial Times, Kievi i ka kërkuar Uashingtonit raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi, por administrata Trump ende nuk ka marrë ndonjë vendim për shkak të shqetësimeve në lidhje me përdorimin e tyre të pamatur.

FT vuri në dukje gjithashtu se administrata e mëparshme e Biden kishte ngritur shqetësime të ngjashme në lidhje me përdorimin e raketave lundruese kundër objektivave në tokën ruse, duke rrezikuar potencialisht një zgjerim të konfliktit.

“Nuk jam në anën e askujt. Dua që vrasjet të ndalen. Kjo është ana në të cilën jam”, tha këtë të martë Presidenti amerikan Donald Trump kur u pyet nëse mbante anën e Ukrainës.

 

Top Channel