Shpërndante kokainë në Valias, arrestohet 26-vjeçari në Kamëz
15/07/2025 09:50
Një 26-vjeçar është arrestuar në Kamëz, nën akuzën për shpërndarjen e droave të forta.
Në pranga ka rënë B. D., 26 vjeç, banues në Kamëz.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin qarkullonte ky shtetas dhe kontrollit fizik, u gjetën disa doza me lëndë të dyshuar kokainë, 1 aparat celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës material sëbashku me automjetin.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se 26-vjeçari i shpërndante dozat në zona të ndryshme të Valiasit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel