Përfshihet nga flakët autobusi me pasagjerë në aksin Kardhiq–Delvinë
15/07/2025 15:03
Sot rreth orës 14:02, është marrë njoftim për një incident në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë, në afërsi të tunelit të Skërficës, ku një automjet tip autobus me pasagjerë ka marrë zjarr.
Menjëherë pas njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur dy automjete zjarrfikëse. Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, u konstatua se zjarri kishte rënë në pjesën e motorit të autobusit. Drejtuesi i mjetit kishte ndërhyrë paraprakisht me mjete zjarrfikëse dore për izolimin e flakëve.
Shërbimi zjarrfikës ndërhyri menjëherë për shuarjen e plotë të zjarrit dhe për sigurimin e zonës. Si pasojë e zjarrit, ka pësuar dëmtime vetëm motori i autobusit, ndërsa nuk ka dëme të tjera materiale dhe nuk ka persona të lënduar.
Top Channel