I penduari tregon vrasjet! Skerdi Tasi rrëfeu në gjykatë vrasjet me pagesë që kreu së bashku me Nuredin Dumanin

15/07/2025 15:04

Pasi mbyllën rrëfimet Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej, në dëshminë e tij të parë para gjykatës i penduari  i radhës, Skerdi Tasi tregoi se si i kishte njohur dy dëshmitarët e drejtësisë.

Për Alibej kishte mësuar se ishte njeriu që donte të vdekur vëllain e Talo Çelës. Kurse Nuredinit ja kishte përshkruar i akuzuari,  Henrik Hoxhaj si “kushëriri”. Krimi për të cilin i penduari Tasi kishte mësuar se e pat kryer Dumani ishte vrasja e vëllezërve Haxhia.

Por Henriku i kishte thënë sekrete të tjera të penduarit Tasi, siç edhe axhenda për të realizuar sulmin e radhës, që ishte Bujar Çela , vëllai I të shumë kërkuarit Talo Çela. Të nesërmen takuam Nuredinin dhe ramë dakord për ekzekutimin, tek Nuredini, Henriku më prezantoi si nipçe.

Për këtë plan ishin parapaguar pesë mijë euro, dhe gjatë përgatitjeve targa e tyre ishte raportuar në polici. Por Skerdi Tasi pretendon se rastësi të tilla e kishin ndjekur edhe në vijim.

Në një rast ishte bllokuar arma. Apo nuk kishte qenë në gjendje të fshinte gjurmët 34-vjeçari konfirmoi gjithçka kishte pohuar më herët. I pari që ju kërkua të vriste ishte Hajredin Behari fotografinë e të cilit e kishte i akuzuari tjetër, Henrik Hoxhaj, që nga ana e tij fliste me blackberry me porositësin, ‘”E qëllova me breshëri, por ai u shtri nën tavolinë. Pas disa ditësh takova Henrikun dhe duke debatuar më tha pse e more përsipër kur nuk e bëje dot” .

Për këtë krim që nuk e kreu dot, Skerdi Tasi tha se nuk e paguan dhe se shënjestra kishte treguar emra në polici. Objektivi tjetër ishte Agim Boriçi, i cili pas gjurmimeve u pikas nga vrasësit teksa po pinte kafe me të vëllain.

Henriku më tha “Aq më mirë nëse i vrasim të dy”, kujtoi dëshmitari i drejtësisë. Por Tasit ju bllokua arma dhe kur u larguan nga vendngjarja dogji makinën.

Aty frika më e madhe e 34-vjeçarit ishin dorezat që u konsideruan provë. Krimi që ishte rënë dakord për ta kryer ishte ajo e Emiliano Ramazanit, për jetën e të cilin u vu çmimi prej 130 mijë euro.

“Unë mora dy pistoleta dhe pasi ai parkoi makinën ju afrova e qëllova disa herë dhe kur u larguam pas vrasjes armët i fsheha. Henriku ia çoi Nuredinit në SKY  fotot e armës, me qëllim që ngjarja të faturohej diku tjetër” tha i penduari.

 

Top Channel