Për herë të parë në Theth, do të përdoret shpërthimi me tritol.

Mëngjesin e sotëm, forcat e IKMT dhe forcat xhenio të Forcave të Armatosura kanë mbërritur ne godinën e fundit për ta shembur.

Mbrëmë u shemb vetëm një shtëpize druri ndërsa sot, do të shembet një godinë 3 katëshe. Për këtë arsye kanë mbërritur edhe forcat xhenio të cilët po studiojnë objektin dhe po marrin masat për vendosjen e lendes plasëse.

Në afërsi të ndërtesës është edhe shtëpia tjetër e familjes Çerkaj, me leje.

Top Channel