Banesa dykatëshe në Fier përfshihet nga flakët, alarmohen familjarët dhe fqinjët
15/07/2025 10:49
Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në Çeligrad të Fierit, duke alarmuar jo vetëm familjarët por edhe fqinjët.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e tyre.
Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.
Top Channel