Prokuroria e Posaçme kërkon dy vite burg për ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, konkretisht për tjetërsimin e një prone në zonën e Livadhës.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se për Vasillaq Strakoshën, ish-drejtor i menaxhimit të pronës në Bashkinë Himarë, SPAK ka kërkuar 1 vit e 6 muaj, me gjykim të shkurtuar 1 vit burg.

Goro u kallzua nga Fredi Beleri me pretendimin se i ka dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos 4263 metra sipërfaqe toke.

Sipas SPAK, kjo sipërfaqe toke është përfituar në mënyrë të paligjshme, pasi Bollani kishte përfituar më parë një sipërfaqe prej 7700 metra katrorë tokë në bazë të ligjit 7501.

Top Channel