
Digitalb, platforma televizive më e madhe në vend, feston 21-vjetorin.
I themeluar në vitin 2004, në një kohë kur tregu mediatik shqiptar kishte nevojë për vizion, cilësi dhe identitet, DigitAlb erdhi si një revolucion, me guxim për të sfiduar kohën dhe me dëshirën për të ndërtuar një të ardhme ndryshe. Nga një ëndërr, u transformua në një realitet që frymëzon.
“Jemi 21 vjeç dhe shumë gjëra kanë ndodhur që kur Digitalb nisi punën në 2004, një platformë televizive që është shumë më shumë se aq, është pjesë jona në çdo moment të ditës. Tashmë na ndjek nga mbrapa sepse dikur ecte me hapin e kohës, më pas u bë pjesë e familjes, tani të lë ty të fitosh mbi kohën. Përmes aplikacionit, zgjedh ti të shohësh Digitalb kur dhe ku do”, tha Ledion Liço, imazh i Digitalb.
Teksa mbyll vitin e parë të dekadës së tretë, DigitAlb na vërteton se nuk është thjesht platforma televizive me e madhe, por është një pjesë e shtëpisë, një zë i dashur në çdo familje shqiptare, dhe mbi të gjitha, një rrëfim i bukur shqiptar që vazhdon të shkruhet me dashuri, pasion dhe përkushtim.
“Shqipëria siç ka male të bukura, dete që të lënë pa frymë, ka edhe gjëra të jashtëzakonshme me të cilat krenohet kudo, siç është Digitalb”, u shpreh Liço.
Dhe sot, teksa feston një tjetër vit të suksesshëm, Digitalb sjell një tjetër arsye për t’u bashkuar me ofertën e veçantë me ulje çmimesh në paketat 12 mujore.
“Po, është ditëlindja e Digitalb, mirëpo, nuk presim të marrim dhurata, dhuratat jua bëjmë ne. Edhe sot, në 21-vjetorin e Digitalb, oferta fantastike mes super ulje çmimesh për abonimet 12 mujore vazhdon të jetë e vlefshme, kështu që nxitoni të përfitoni, qoftë duke shkuar në një nga pikat fizike të Digitalb ose në Digitalb.al”, u shpreh Liço.
Në një treg gjithnjë e më konkurrues, DigitAlb ka ditur të qëndrojë i pari, jo vetëm për nga shërbimi teknik apo përmbajtja ekskluzive, por për mënyrën se si ka ruajtur thelbin: t’u shërbejë miliona teleshikuesve të çdo moshe që kanë zgjedhur të ndajnë kohën dhe emocionet e tyre me DigitAlb.
“Dhe mos harroni që në javët që vijnë, muajt që vijnë, gjëra fantastike do të sjellë Digitalb për të gjithë ju kudo që ndodheni, ndaj sytë dhe veshët katër. Nuk keni parë asgjë akoma”, përfundoi Liço.
Top Channel