U ndje keq duke notuar në Ksamil, turisti turk dërgohet me helikopter drejt Tiranës

14/07/2025 20:04

Një turist turk është transportuar me helikopter drejt Tiranës pasi u ndje keq ndërsa notonte në Ksamil.

Sipas bashkëshortes së 37-vjeçarit Ismail Yavuz Koz, ai kishte edhe probleme të tjera shëndetësore.

Fillimisht, Koz u dërgua me urgjencë në spitalin e Sarandës ku mori ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes së rënduar, u vendos që ai të transportohej menjëherë me helikopter drejt një qendre spitalore në kryeqytet për trajtim të specializuar.

Top Channel