Trump kërcënoi BE-në me tarifë 30%, paralajmëron ministri i Jashtëm italian: Kemi përgatitur taksa me vlerë 21 miliardë euro për produktet amerikane

14/07/2025 10:33

Bashkimi Evropian ka përgatitur tashmë një listë tarifash me vlerë 21 miliardë euro për produktet amerikane nëse të dyja palët nuk arrijnë një marrëveshje tregtare, tha Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar të vendosë tarifa prej 30% për importet nga Meksika dhe BE-ja nga 1 gushti, pasi javë të tëra negociatash me partnerët kryesorë tregtarë të SHBA-së nuk arritën të arrinin një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Tajani i tha gjithashtu gazetës Il Messaggero se, për të ndihmuar ekonominë e eurozonës, Banka Qendrore Evropiane duhet të marrë në konsideratë një program të ri “lehtësimi sasior” me blerje obligacionesh dhe më shumë ulje të normave të interesit.

Top Channel